TIRANË, 18 mars/ATSH/ Situata e krijuar nga COVID-19 si dhe masat e marra nga qeveria për frenimin e përhapjes së saj, ka boshatisur qytetet në mbarë vendin.
Aktivitetet e pezulluara, baret, kafenetë, restorantet si dhe lëvizja e automjeteve e pezulluar ka bërë që rrugët e qytetit të Peqinit të ishin të zbrazura sot.
Qytetarët i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë për të qëndruar në banesa, në mënyrë që të shmanget transmetimi i sëmundjes tek të tjerët.
Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell një fotogaleri nga Peqini sot.
z.tosku/
