NJU JORK, 17 mars /ATSH-AFP/- Disa platforma të mëdha në internet kanë vendosur të bashkërendisin përpjekjet e tyre për të luftuar kqinformimin në rrjet në lidhje me pandeminë e koronavirusit.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar dje në mbrëmje, Facebook, Google, Tëitter, Microsoft, Reddit, si edhe YouTube (në pronësi të Google) dhe LinkedIn (në pronësi të Microsoft) njoftuan se po punojnë në bashkëpunim të ngushtë në luftën ndaj COVID-19.
“Ne po ndihmojmë miliona njerëz të qëndrojnë të lidhur, ndërsa luftojnë mashtrimet dhe keqinformimin në lidhje me virusin, duke theksuar përmbajtjet e besueshme në platformat tona dhe duke shkëmbyer informacione thelbësore të koordinimit me agjencitë globale të shëndetit”, thuhet në deklaratë.
Ky bashkëpunim, i cili ka një buxhet prej 1 milion dollarësh, ofron grante deri në 50 000 dollarë për projekte në të gjithë botën, që luftojnë kundër informacionit të rremë që lidhet me pandeminë./ /ervo/












