SIDNEJ, 15 mars /ATSH-ANSA/ – Kushdo që mbërrin në Australi sot, do të përballet me një izolim të detyrueshëm 14-ditor në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, deklaroi kryeministri Scott Morrison.
“Do të duhet të mësohemi me të tilla ndryshime në mënyrën se si ne jetojmë jetën tonë”, theksoi Morrison.
Kryeministri gjithashtu sqaroi se të gjitha anijet e lundrimit do të kontrollohen dhe se “fluksi i vizitorëve do të ulet ndjeshëm dhe shumë shpejt”.
“Nëse një i njohur i juaji kthehet nga Bali dhe pastaj shkon në punë dhe ulet pranë jush, atëherë ai kryen një krim,” shtoi Scott./ /os/ a.jor.












