Ballina Bota

KANADA – Trudeau në karantinë edhe pse bashkëshortja kishte simptoma gripi

MONTREAL, 12 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministri kanadez, Justin Trudeau thotë se ai dhe bashkëshortja, Sophie Gregoire Trudeau, do të vetëkarantinohen, pasi kjo e fundit filloi të shfaqë simptoma të buta gripi, pas një udhëtimi në Londër.

”Sophie Gregoire Trudeau menjëherë kërkoi këshilla mjekësore dhe po testohet për virusin Covid-19”, sipas zyrës së kryeministrit.

“Ajo është duke u izoluar në shtëpi në pritje të rezultateve të testit dhe simptomat e saj janë zbehur”, shtoi deklarata.

“Këshillat e mjekut për kryeministrin është që të vazhdojë aktivitetet e përditshme duke pasur parasysh se ai nuk po shfaq simptoma vetë”, sipas saj./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoronavirusi/Mjeku i njohur: Masat e marra nga qeveria janë të duhura, jetike ndërgjegjësimi i qytetarëve për respektimin e tyre
Artikulli tjetërBasha: Masat për mospërhapjen e virusit me dy javë vonesë pas propozimeve të PD