BUKURESHT, 7 qershor /ATSH-ANSA/ – Ekzistojnë dy Rumani, një e pasur dhe tjetra e varfër dhe e izoluar, sipas Bankës Botërore.
”Dinamizmit dhe zhvillimit të qendrave urbane u kundërvihet pjesa rurale, ku tre të katërtat e popullsisë jeton me nën 5,5 euro në ditë”, deklaroi Banka Botërore.
Këto të dhëna u bënë të ditura nga shefi i Bankës Botërore, Donato De Rosa, gjatë një konference për shtyp në Bukuresht.
”Në Rumani, nëse lind në zonat rurale, nuk ke mundësi për një shkollim të mirë dhe një sistem shëndetesor eficent’’, theksoi De Rosa. /os/




















