Ballina Ekonomi

OSHEE mbyll pikat e kujdesit ndaj klientit dhe arkën

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi se të gjitha pikat e kujdesit ndaj klientit si dhe arka do të jenë të mbyllura deri të hënën.

“Bazuar në udhëzimin për lëvizjen e kufizuar më 13-15 mars 2020 në Republikën e Shqipërisë, njoftojmë se ambientet e qendrave të Kujdesit ndaj Klientit (KNK) dhe ARKA do të jene te mbyllura gjatë datave 13, 14 dhe 15 mars 2020”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

Aktiviteti rifillon ditën e hënë, 16 mars 2020 sipas udhëzimeve dhe masave të fundit.

Po ashtu, OSSH ka urdhëruar ndalimin e punimeve në rrjetin elektrik (remontet, investime), përjashto rastet e defekteve, me qëllim furnizimin normal me energji elektrike./a.gjonaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMALI I ZI – Arrestohet për përhapje të rreme të lajmeve për COVID-19
Artikulli tjetërMasat për koronavirusin, mbyllen të gjitha tregjet në Elbasan