TIRANË, 11 mars/ATSH/- Bashkia e Shkodrës vijon punën për dezinfektimin e të gjitha ambienteve publike me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Gjatë ditës së sotme është kryer dezinfektimi dhe larja e pendonaleve. Në orët e para të mëngjesit janë dezinfektuar pedonalet e qytetit, ajo “Kol Idromeno”, “28 Nëntori” dhe “Oso Kuka”.
Në vijimësi, do të dezinfektohen edhe rrethrrotullimet kryesore, sheshet dhe rrugët pranë institucioneve të rëndësishme në territorin e bashkisë së Shkodrës.
Në shumë ambiente publike dhe institucione, në të gjitha bashkitë e vendit vijon dezinfektimi.
Ndërkohë institucionet që ofrojnë shërbime publike kanë nxjerrë udhëzimet se ku të drejtohen qytetarët për të shmangur sportelet. Po ashtu, po dezinfektohen edhe mjetet e transportit publik./a.gjonaj/











