Ballina Aktualitet

“Shtëpia e Ushtarakëve” gati për karantinë

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Shtëpia e Ushtarakëve” në Durrës është gati për karantinë.

“Shtëpia e ushtarakëve, shtëpia e pushimit për të cilën sot u pretendua se ishte prova flagrante e kapjes mat të qeverisë, referuar një vendimi të dalë për të filluar shërbimin e ushqimit e lavanderisë, që merret e lexohet dhe pretendohet se sot paskemi nisur të mendojmë për shtëpinë. Po kur shtëpia e ushtarakëve u prezantua në media e bërë gati, ishte film? Po kjo taskforca opozitare, i ndaj qartë ekspertët shumë të nderuar që e përbëjnë me disa të tjerë për të cilët nuk do të dëshiroja të diskutonim sot, nuk i tha kreut të opozitës ta shikojmë një herë? Këta nuk duhet të shkojnë të bëjnë vizita në spitale e qendra shëndetësore, kur ne u themi edhe familjarëve sot mos u afroni se mund të merrni apo jepni koronavirusin”, u shpreh Kryeministri.

Rama tha se nuk ka vend në planet sot që ka disa task-forca që merren me çfarë po bën, kush.

Sipas Ramës, “Shtëpia e Ushtarakëve” është gati, janë gati dhe dy godina të tjera, pjese e “Shtëpisë së Ushtarakëve”, sipas planit e skenarit.

“Në vend që ta ndiqni me sytë e skifterit sistemin shëndetësor dhe punën që po mundohemi të bëjmë, ejani bashkë me ne, njihuni me skenarët, planet dhe hapat e paracaktuar”, deklaroi Kryeministri.

Rama tha se këto shpjegime ishte i detyruar t’i bënte, sepse deklarata të tilla helmojnë zemrën dhe mendjen e një populli./a.gjonaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Ambasada e SHBA: Mbështesim përpjekjet e qeverisë shqiptare, kërkohen veprime të përgjegjshme nga gjithë udhëheqësit
Artikulli tjetërManastirliu: Kapacitet për të bërë rreth 500 analiza në ditë, jo për ‘kureshtarët’, për ato që shfaqin simptoma