TIRANË, 5 mars/ATSH/ Në tremujorin e katërt të vitit 2019, çmimet e importit shënuan rritje me 1%, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit paraaedhës.
Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi indeksin e çmimeve të importit. Sipas raportit, çmimet e importit edhe krahasuar me tremujorin e tretë të 2019-s shënuan një rritje me 1.3%.
Importet e produkteve në industrinë përpunuese, e cila zë peshën më të madhe me 95.5%, rezultojnë me rritjen më të madhe të çmimeve.
Sipas INSTAT-it, çmimet e importit të produkteve në ketë seksion kanë shënuar rritje me 1.1%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet optike, elektronike, e kompjuterike me 3.6%, pasuar nga konfeksionimi i veshjeve, me 2.4%.
Nga ana tjetër çmimet e produkteve në aktivitetin “metalurgjia” kanë shënuar ulje me 1.5%, pasuar nga çmimet e produkteve për prodhimin e pajisjeve elektrike me 0,4 %.
/a.gjonaj/












