ROMË, 3 mars /ATSH-DPA/ – Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri është në pritje të disponueshmërisë së Kristiano Ronaldos për pjesëmarrjen në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi udhëtoi për të vizituar nënën e tij, e cila gjendet në spital.
“Kristiano po kalon një problem personal. Disponueshmëria e tij nesër varet nga kjo”, shkruajti Sarri në Twitter.
Transmetuesi televiziv i Portugalisë “Tvi24”, raportoi se Ronaldo udhëtoi në Madeira.
“Ishte e qartë se mungesa e Kristianos mund të ndryshonte taktikat tona. Askush në botë nuk mund ta zëvendësojë atë”, theksoi Sarri. / /sara/












