ATHINË, 3 mars /ATSH-AFP/ – Presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen u pozicionua të martën krah Greqisë dhe i premtoi Athinës të gjithë ndihmën e nevojshme për të përballuar fluksin e mijëra migrantëve nga Turqia fqinje.
“Ata që kërkojnë të testojnë unitetin e Europës do të zhgënjehen”, tha Ursula von der Leyen në pikën kufitare të Kastanitës, në verilindje të vendit, në krah të kryeministrit grek, të cilit i premtoi 700 milionë euro, nga të cilat gjysma do t’i jepej menjëherë./ /artjola/ a.jor.













