LONDËR, 28 shkurt /ATSH-DPA/- Princi britanik Harry i është bashkuar veteranit të muzikës, Jon Bon Jovi-t, për të regjistruar një këngë në studion e famshme Abbey Road, në Londër, për Lojërat Invictus.
Llogaria zyrtare në Instagram e Harry-t postoi një video të Bon Jovi-t duke i bërë shenjë atij që të fillonte të këndonte, ndërsa dyshja qëndronte para mikrofonit në studion, që u përdor nga “The Beatles” dhe frymëzoi titullin e albumit të grupit në vitin 1969 “Abbey Road”.
“Thashë ta provoj një herë… Qëndroni në linjë, për postime të mëtejshme”, postoi Harry.
Harry, 35 vjeç, i themeloi Lojrat Invictus në 2014 si një konkurs sportiv ndërkombëtar për ushtarakët e plagosur ose të sëmurë.
Bon Jovi, 57 vjeç, tha se kishte planifikuar ta riregjistronte këngën e tij “Unbroken” me Harry-n dhe korin e Lojrave Invictus./ /ervo/






















