Ballina Bota

LIBAN – Fillon eksplorimi historik në det për hidrokarbure

BEIRUT, 29 shkurt /ATSH-DPA/ – Libani filloi sot eksplorimet e para për naftë dhe gaz në det, veprim ky i përshkruar si historik nga presidenti i vendit, Michel Aoun.

Puna në bordin e anijes “Tungsten Explorer”, që po eksploron për hidrokarbure në det, filloi në një zonë të quajtur Blloku 4. Anija mbërriti të martën në Liban.

Aoun inaguroi nisjen e ekspeditës në bordin e anijes.

“Sot është një ditë e lumtur për ne dhe të gjithë libanezët. Shpresojmë që kjo ëndërr, për të cilën kemi punuar shumë, do të përmbushet. Sot është një ditë historike dhe fillimi i çdo projekti madhështor është një fillim historik ”, deklaroi Aoun. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjykata miraton sekuestrimin e pasurisë së Altin Hajrit, në kërkim për vrasje
Artikulli tjetërKurti takon komandantin e KFOR-it/ Përpjekje për hapjen e korridoreve të reja ajrore