Ballina Flash

Deklarata e Gjonajt, reagon Presidenca: Retorikë me veten

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/- Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar sot ndaj deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila foli sot për deformime të rënda faktike, juridike dhe logjike të atij që e cilësoi “show politik presidencial mbi gjoja rrëmbimin e kompetencave të Presidentit”.

“Etilda me deklaratën e saj sot nuk u dha asnjë shpjegim shkeljeve të ligjit që ka konsumuar, por përballë fakteve të pakundërshtueshme, vijoi avazin: retorikë me veten. Me daljen e sotme, shoqja Etilda, ka pranuar tërësisht fajësinë për të gjitha veprat penale për të cilat ajo është akuzuar. Etilda nuk mundi të arsyetonte dot, se cila qe baza ligjore që e autorizon apo i jep të drejtë ministrisë së Drejtësisë të kërkojë apo të urdhërojë botimin në Fletoren Zyrtare të një akti që nuk ishte nxjerrë prej institucionit të saj. Etilda, nuk i dha përgjigje pyetjes, cila është ajo dispozitë e Kushtetutës dhe e Ligjit që lejon botimin në Fletoren Zyrtare të akteve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, – u shpreh Blushi.

z.tosku/

 

 

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Maas: Sulmet kundër civilëve në Idlib janë krime lufte
Artikulli tjetërSERBI – Vuçiç: Njohja e Kosovës çështje kohe