Ballina Bota

POLONI – Kaczynski: Reforma e gjyqësorit duhet të vazhdojë

VARSHAVË, 26 shkurt /ATSH-DPA/ – Polonia duhet të vazhdojë me reformimin e sistemit gjyqësor në mënyrë që të rifitojë besimin e publikut, deklaroi Jaroslaw Kaczynski, udhëheqësi i partisë qeverisëse “Ligj dhe Drejtësi”.

Reformat e paraqitura nga partia, që nga marrja e pushtetit në vitin 2015, kanë krijuar mosmarrëveshje mes Varshavës dhe BE-së, ku kjo e fundit shqetësohet se reformat dëmtojnë pavarësinë gjyqësore dhe nënshtrojnë gjyqësorin ndaj pushtetit ekzekutiv.

Kaczynski i kundërshton këto shqetësime duke deklaruar se në Poloni askush nuk po shkatërron pavarësinë e gjykatave.

“Qëllimi i partisë ‘Ligj dhe Drejtësi’ është rivendosja e shtetit të së drejtës”, theksoi ai në gazetën qeveritare “Gazeta Polska”.

“Një numër i konsiderueshëm gjyqtarësh nuk i binden ligjit, gjë që është pengesë në zhvillimin e Polonisë. Prandaj, reforma e sistemit të drejtësisë duhet të vazhdojë”, shtoi ai./  /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVATIKAN – Papa Françesku lutet për të prekurit nga COVID-19
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Clinton: Jam admiruese absolute e Merkelit