SEUL, 5 qershor /ATSH-AFP/ – E vështirë të imagjinosh dy persona shumë të ndryshëm si Donald Trump dhe Kim Jong Un, të cilët do të takohen më 12 qershor, për samitin më historik të mundshëm.
Por, t’i shikosh nga afër, pikat e tyre të përbashkëta janë të shumta.
Miliarderi amerikan, i cili do të festojë 72-vjetorin dy ditë pas samitit, kur mori funksionet e presidentit të SHBA-së, ishte më i moshuari në histori.
Tridhjetëvjeçari, mosha e të cilit nuk është e sigurt, lideri koreano-verior mbetet një nga drejtuesit më të rinj në botë duke ditur se ka tashmë gjashtë vite eksperiencë.
Ai ka qenë mbështetës i një përshpejtimi marramendës të programeve bërthamore dhe balistike të vendit të tij, deri aty sa tashmë është i gatshëm të dërgojë një raketë në territorin kontinental amerikan.
Një veprim që ka përkeqësuar tensionet mes Uashingtonit dhe Phenianit, dy kryeqytete që vazhdojnë të shkëmbejnë kërcënime të apokalipsit bërthamor, ndërkohë që drejtuesit e tyre shkëmbejnë fyerje.
Kur Trump e cilësonte Kim si “njeriu i vogël raketë”, “qen i sëmurë” apo “bullafiq i vogël”, ky i fundit i kundërpërgjigjej duke premtuar disiplinimin e “të sëmurit mental amerikan”.
Por, retorika është qetësuar aq shumë sa kjo është konfirmuar këtë vit edhe nga qetësia në gadishullin e ndarë.
“Mendoj se do të kuptohen mirë”, thekson John Delury, profesor i Universitetit Yonsei të Seulit.
”Ndryshe çfarë mund të mendoni, mendoj se do të dëgjohen”, thekson ai.
– Kapaciteti i dëgjimit –
Kim Jong Un, i cili nuk kishte zhvilluar kurrë, deri në këtë vit, një vizitë zyrtare jashtë vendit, u dallua duke të dhënë idenë se ishte i vemendshëm.
Ai u pa të bisedonte për një kohë të gjatë me presidentin kinez, Xi Jinping në një plazh të Dalianit, në verilindje të Kinës, si dhe me një qëndrim shumë të respektueshëm përballë presidentit koreano-jugor Moon Jae-in gjatë një çaji në ambient të hapur, në zonën e çmilitarizuar që ndan gadishullin.
“Dhe pavarësisht imazhit të tij, manjati amerikan ka ditur gjithashtu të bëjë pyetje dhe të dëgjojë me vëmendje gjatë vizitave në Kinë dhe në Korenë e Jugut”, thekson Delury.
“Ata do të hyjnë në dhomë dhe do të bëjnë pyetje të mira, pyetje të hapura. Trump nuk do të hyjë duke thënë “M’i jep mua bombat e tua”, shton ai.
Para hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka qënë i suksesshëm në pasuritë e patundshme dhe më pas në reality-show dhe dominimin e establishmentit me një fushatë populiste.
Kontrastri nuk është shumë i madh me Kim Jong Un, trashëgimtari i rritur me qëllimin e vetëm për të pasuar babain e tij në majën e piramidës së pushtetit, një drejtues që nuk shqetësohet për zgjedhjet e ardhshme, faqet e para të gazetave apo pushtetin e Twitter-it.
Megjithatë, ka ngjashmëri në mënyrën e tyre të qeverisjes dhe besueshmërinë për familjet e tyre.
Motra e liderit koreano-verior, Kim Yo Jong, është shfaqur si një prej këshilltareve më të afërta të tij. Ajo ishte e dërguara e tij në Lojërat Olimpike të dimrit në Korenë e Jugut dhe më pas përkrah tij gjatë samitit ndërkorean të Panmunjomit, në DMZ dhe takimin e tij me Xi në Dalian.
– Kim “shumë i përgatitur” –
Ivanka Trump është një prej asistenteve të babait të saj, bashkëshorti, Jared Kushner është një prej këshilltarëve të afërt dhe Donald Trump Jr ka luajtur një rol të rëndësishëm në fushatë.
Dy drejtuesit kërkojnë një besnikëri personale të plotë.
Në një muaj, duke nisur nga 28 shkurti, Trump ka shkarkuar ose ka parë të largohen zyrtarë të lartë të administratës së tij si Hope Hicks, një prej këshilltareve të afërta të tij, këshilltarin për sigurinë kombëtare HR McMaster apo dhe sekratarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.
Mediat kanë publikuar gjithashtu riorganizime të rëndësishme në Korenë e Veriut, me zëvendësimin në mënyrë të veçantë të shefit të shtabit të përgjithshëm dhe ministrit të Mbrojtjes.
Kim Jong Un njihet për karakterin e tij të pamëshirshëm duke iu referuar ekzekutimit të xhaxhait të tij, Jang Song Thaek për tradhti në vitin 2013. Gjysmë vëllai i tij, Kim Jong Nam u vra në vitin 2017 në Kuala Lumpur.
“Por, sipas njerëzve që kanë punuar me të, lideri koreano-verior është një njeri shumë i përgatitur”, thekson Delury.
Më 12 qershor, vëzhguesit do të shikojnë me kujdes shtrëngimin e duarve mes dy krerëve që janë dalluar për mënyrën e përshëndetjes së bashkëbiseduesve të tyre, si Trump me presidentin francez, Emmanuel Macron apo kryeministrin japonez, Shinzo Abe, apo Kim me Moon./ /ec/ a.jor.























