Ballina Flash

Busti i Adem Jasharit në Elbasan, gati në Ditën e Verës

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Në Elbasan po vijon puna për ngritjen e bustit të heroit kombëtar, Adem Jashari.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot se “kjo vepër do të jetë gati në 14 mars, përkrah bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut”.

“Vijon puna për bustin madhështor të heroit kombëtar Adem Jashari. Ditën e Verës, më 14 mars, do të jetë gati përkrah bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut”, tha Balla.

Busti i heroit kombëtar Adem Jashari i gdhendur në shkëmb është tashmë drejt përfundimit, ndërsa më herët Balla ftoi popullin e Kosovës që Ditën e Verës me 14 Mars, t’i bashkohen inaugurimit të bustit të Adem Jasharit në Elbasan.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARKEOLOGJI – Zbulohet varri i Romulit?
Artikulli tjetërRepublika Çeke, mbështetje proceseve integruese të Shqipërisë