Ballina Bota

SEUL – COVID-19 shkak për kaos në Korenë e Veriut

SEUL, 21 shkurt /ATSH-AFP/ – Izolimi që Koreja e Veriut ka ndërmarrë përballë epidemisë së pneumonisë virale, që ka shkaktuar qindra vdekje në Kinë, është mbrojtja e saj e vetme ndaj një sëmundjeje, që sistemi i saj i dobët shëndetësor nuk do të mund ta përballonte, sipas ekspertëve.

Kjo, sipas tyre, mund të shkaktonte kaos.

“Fatmirësisht, infeksioni i koronavirusit nuk ka hyrë ende në vendin tonë”, siguroi sot e përditshmja zyrtare e Koresë së Veriut, ”Rodong Sinmun” duke theksuar se autoritetet e Phenianit e kanë situatën nën kontroll.

Koreja e Veriut është midis vendeve të para që mbyllën kufijtë me Kinën, që është edhe partnerja e saj kryesore tregtare.

Vendi ka pezulluar linjat ajrore, ka ndaluar vizitat e turistëve dhe ka vendosur një karantinë 30-ditore për personat e dyshuar si bartës të virusit./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNegociatat me Shqipërinë duhet të çelen menjëherë gjatë presidencës kroate
Artikulli tjetërKosovë/ Parashikimi i motit, 21 shkurt