Ballina Bota

GJERMANI – Shenja optimiste për ecurinë e bizneseve

BERLIN, 19 shkurt /ATSH-DPA/ – Biznesi gjerman po tregon shenja optimiste, pas uljes së besimit të konsumatorëve në vitin 2019, sipas një studimi nga Shoqata e Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK).

Megjithatë, shefi ekzekutiv i DIHK Martin Wansleben, deklaroi se optimizmi ishte larg nga parashikimet për përmirësim.

Sektori industrial, që mbizotërohet nga kompanitë e automjeteve që kanë pësuar goditje nga skandali i emetimeve dhe kalimi në automjete elektrike, po pret rritje të eksporteve për herë të parë që nga viti 2018. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGajda priti ambasadoren e Kanadasë, Bugailiskis: Bashkëpunim në mbrojtje të grupeve vulnerabël
Artikulli tjetërTURQI – Banka Qendrore ul normën e interesit në 10,75%