Ballina Ekonomi

Norma mesatare e kredive në euro për individë, e qëndrueshme

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/- Norma mesatare e kredive në euro për individë u shfaq e qëndrueshme në tremujorin e katërt të vitit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ajo rezultoi 3.6%, duke qëndruar pranë mesatares së tremujorit të tretë (3.7%). Gjithashtu, normat janë shfaqur të qëndrueshme për të gjitha llojet e kredive.
Përtej ndryshimeve afatshkurtra, normat e interesit për kreditë në euro për individë janë luhatur rreth nivelit mesatar prej 3.8% në tre vitet e fundit. e.xh/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni i ri turistik/ Brenda marsit ndahen certifikatat e kategorizimit hotelier, subjektet përfitojnë 6% ulje TVSH
Artikulli tjetërGJERMANI – SHBA: Huawei përbën një kërcënim për NATO-n