Ballina Bota

MYNIH – Shpenzimet ushtarake botërore në rritje të ndjeshme

MYNIH, 14 shkurt /ATSH-AFP/ – Shpenzimet ushtarake botërore kanë njohur vitin e kaluar rritjen e tyre më të madhe që prej dhjetë vitesh, në sfondin e rivaliteteve në rritje dhe të asaj që presidenti gjerman e përshkroi si “dinamikë shkatërruese” në nivel global.

“Progresi ka arritur në total 4%”, sipas raportit vjetor të innstitutit IISS, publikuar pak para fillimit të Konferencës së Mynihut për Sigurinë.

“Vit pas viti, ne po i largohemi objektivit për një bashkëpunim ndërkombëtar që synon krijimin e një bote paqësore”, theksoi ai me keqardhje.

“Shpenzimet ushtarake janë rritur me daljen e ekonomive nga kriza financiare e vitit 2008 dhe nën efektin e një perceptimi të shtuar të kërcënimeve”, sipas drejtorit të përgjithshëm të Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi pas tërmetit dhe Konferenca e Donatorëve, Rama takon Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite
Artikulli tjetërRruga drejt BE dhe siguria rajonale/ Rama në Mynih, në tryezën e diskutimit mbi Ballkanin Perëndimor