BERLIN, 14 shkurt /ATSH-DPA/ – Pele u përpoq të sigurojë tifozët për shëndetin e tij, pasi djali i tij kishte deklaruar se ikona e futbollit brazilian ishte në depresion për shkak të shëndetit.
“Jam mirë. Këtë vit do të festoj 80-vjetorin. Kam ditë të mira dhe të tjera që nuk janë aq të mira. Kjo është normale për personat e moshës time”, deklaroi Pele.
Komentet erdhën pasi djali i tij Edinho, tregoi për portalin e lajmeve sportive “Globo Esporte” se babai i tij kishte probleme me lëvizjen, gjë që i shkaktonte një lloj depresioni.
“Ai është mbreti, ka qenë gjithmonë një figurë kaq madhështore dhe tani ai nuk mund të ecë si duhet”, tregoi Edinho. / /sara/ a.jor.






















