GJERMANI – Maas: Nëse BE nuk ndërhyn, Libia mund të bëhet një Siri e dytë

BERLIN, 14 shkurt /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas beson se, pa një angazhim më të madh nga ana e Bashkimit Europian, Libia mund të shndërrohej në një Siri të dytë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me joefikasitetin e konferencës të Berlinit, Maas kundërshtoi kritikat e bëra mbi këtë konferencë.

“Nuk është se palët nuk u përmbahen angazhimeve të tyre. Por, është e qartë se kërkohet një proces më i gjatë dhe më angazhues”, shtoi ai.

Çështja e Libisë do të diskutohet nesër edhe në Konferencën e Mynihut për Sigurinë./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.