SOFJE, 13 shkurt /ATSH-ANSA/ – Prokurori i Përgjithshëm i Bullgarisë, Ivan Ghescev ka porositur Agjencinë Shtetërore për Sigurimin Kombëtar (DANS) për një kontroll të plotë të të gjithë procesit të privatizimit pas rënies së regjimit komunist të vitit 1989.
Inspektimi duhet të përfshijë të gjitha transaksionet e privatizimit, pagesat e tyre si dhe të gjitha masat e mbikëqyrjes pas privatizimeve të miratuara.
DANS gjithashtu duhet të përcaktojë nëse sanksionet, interesat, dëmshpërblimet dhe garancitë bankare të parashikuara në kontratat e privatizimit janë mbledhur ose jo, pjesërisht apo totalisht.
Inspektorët duhet kontrollojnë gjithashtu se si është mbajtur i gjithë dokumentacioni në kontrollin e pas privatizimit dhe nëse kontrollet në zbatimin e kontratave të privatizimit kanë qenë të kryera dhe nëse informacionet në regjistrat publikë janë përditësuar në kohën e duhur.
Të gjitha forcat parlamentare e duartrokitën vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për të “mbushur përfundimisht këtë vrimë të zezë të tranzicionit post komunist’’.
Sipas shtypit bullgar, ”përpjekje të ngjashme për të hedhur dritë mbi privatizimin në Bullgari ishin kryer edhe gjatë viteve të kaluara, pa arritur në rezultate të kënaqshme për opinionin publik”./ /os/ a.jor.














