Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e martë 5 qershor 2018

TIRANE, 5 qershor /ATSH/ -Moti për ditën e sotme  parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës dhe pasdites.

Sipas shërbimit meteorologjik, do të ketë reshje shiu në formën e pikave. Në zonat kodrinore dhe malore në lindje të vendit reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.  Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-12 m/sek. Deti do të jetë i forcës 3 me lartësi dallge 1.8 metra. Mjegullinë nëpër lugina.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore                14/30

Vendet e Ulta                 15/32

Vendet Bregdetare         18/31 /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLinda me Piter Panët e vegjël këndon këngët e Zahos
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/6/2018