GJENEVË, 11 shkurt /ATSH-DPA/ – Përhapja e koronavirusit që ka shkaktuar mbi 1 000 viktima në Kinë përbën një kërcënim shumë të rëndë për pjesën tjetër të botës, deklaroi sot kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Tedros vuri në dukje se 99% e rasteve kanë ndodhur brenda Kinës dhe vetëm dy viktima janë raportuar jashtë vendit.
Megjithatë, ai theksoi se ishte shqetësues fakti që në Francë dhe Britaninë e Madhe ishin shfaqur transmetime nga personi në person edhe pse pa histori udhëtimi në Kinë.
Komentet e Tedros u bënë në nisjen e një konference shkencore dyditore, që po zhvillohet sot në Gjenevë, për të shpejtuar zhvillimin e ilaçeve dhe vaksinave për koronavirusin e ri. / /sara/ a.jor.





















