TIRANË, 12 Mars/ATSH/ – Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe Avokati i Popullit do të rrisin bashkëpunimin për garantimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Në kuadër të 10-vjetorit të krijimit të Zyrës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dy institucionet firmosën një memorandum bashkëpunimi. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi theksoi se kjo marrëveshje mundëson koordinimin më të mirë të punës mes dy institucioneve, si një detyrë e lënë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me fokus të veçantë, fushën e të drejtës për informim. Gjithashtu, marrëveshja parashikon bashkëpunimin e palëve për zbatimin e projekteve të përbashkëta, si dhe shkëmbimin e eksperiencës dhe praktikave më të mira. Në mars të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr. 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i cili krijoi për herë të parë një institucion të pavaruar për garantimin e të drejtës kushtetuese të mbrojtjes së të dhënave personale. Në shtator të vitit 2014, Kuvendi miratoi ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, duke zgjeruar kompetencat e këtij Autoriteti. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme në vendin tonë.
Ballina Lajme nga Vendi
Lajme
BE mbështet Shqipërinë me mbi 920 milionë euro përmes Planit të Rritjes
TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Europian përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një instrument që...
“Fol me Kryeministrin”, Rama: Protesta është një trokitje në veshin e pushtetit që duhet...
TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Platforma “Fol me Kryeministrin” është një hapësirë e re sociale për komunikim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin Edi Rama, e cila është...
SHBA – Trump i ofron presidentit të UFC-së postin e sekretarit të shtypit
UASHINGTON, 8 nëntor /ATSH/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka ofruar Dana White, drejtuesit të organizatës së arteve marciale të përziera UFC,...
FRANCË – Bie pjesëmarrja në protesta, zhvillohen tubime të qeta në Paris dhe Lion
PARIS, 8 nëntor /ATSH-AFP/- Protestat kundër qeverisë dhe rritjes së kostos së jetesës në Francë u zhvilluan dje në disa qytete të vendit, por...
JAPONI – Tërmet me magnitudë 5,7 ballë Rihter, mbi 20 të plagosur dhe dëme...
TOKIO, 8 nëntor /ATSH/ – Një tërmet i fortë me magnitudë 5,7 ballë Rihter, goditi Japoninë qendrore në orët e para të mëngjesit, duke...
IZRAEL – “Likud” kundërshton zgjedhjet, akuzon partitë arabe për gjurmimin e votuesve përmes aplikacioneve
JERUZALEM, 8 nëntor /ATSH/ – Partia “Likud” e kryeministrit izraelit në largim, Benjamin Netanyahu, po përgatit një ankimim kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të...
Zgjerimi i “Fadil Vokrrit”, alternativa kryesore për Lojërat Mesdhetare
PRISHTINË, 8 nëntor/ATSH/ Përkundër faktit se në vazhdimësi ishte diskutuar mundësia e ndërtimit të një stadiumi kombëtar, i cili do të shërbente për ceremoninë...
AGJENDA NDËRKOMBËTARE 08.11.2026
BUENOS AIRES (Argjentinë) - Papa Leone XIV viziton Argjentinën.
TOKIO (Japoni) - Presidenti vietnamez To Lam viziton Japoninë.
KATMANDU (Nepal) - Nepali feston ''Kukur Tihar'' festivalin...
Turizmi, 848,5 milionë lekë për promovimin dhe zhvillimin e destinacioneve në 2027-ën
TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ Turizmi do të vijojë të jetë një nga prioritetet e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë edhe në vitin 2027, me fokus...
Trashëgimia kulturore, 30 milionë lekë grante për rijetësimin e kullave të veriut
TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Programi “Trashëgimia Kulturore dhe Muzetë” për vitin 2027 parashikon vijimin e investimeve për restaurimin dhe rijetësimin e kullave tradicionale në veri...























