LONDËR, 6 shkurt /ATSH-AFP/ – Numri i akteve antisemite në Britaninë e Madhe ka arritur një nivel rekord në 2019, theksoi sot shoqata “Community Security Trust”.
“Community Security Trust” (CST), që regjistron aktet antisemite që prej vitit 1984, raportoi se kishte regjistruar 1 805 incidente në 2019.
“Kjo përbën një rritje prej 7% në raport me vitin 2018”, theksoi entiteti në një komunikatë.
Është viti i katërt radhazi që thyhet ky rekord, veçanërisht për shkak të rritjes shumë të ndjeshme të këtyre akteve në internet (+82%).
Duke e cilësuar këtë shifër “shqetësuese”, ministri konservator i Brendshëm, Priti Patel u shpreh për një bashkëpunim të mirë mes qeverisë, policisë, gjykatave dhe komuniteteve për të eliminuar këtë njollë të turpshme për shoqërinë tonë./ /ec/












