DUBAI, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Aeroporti i Dubait regjistroi një rënie prej 3,1% të numrit të pasagjerëve në vitin 2019, shkak për këtë mbyllja e përkohshme e një prej pistave dhe pezullimi i avionëve Boeing 737 Max.
Në vitin 2019 në aeroport u regjistruan 86,4 milionë udhëtarë, 3,1% më pak se në 2018.
Pavarësisht rënies së numrit të udhëtarëve, aeroporti i Dubait mbajti pozicionin e tij si më i ngarkuari për udhëtime ndërkombëtare, për të gjashtin vit radhazi, me gjashtë milionë udhëtarë më shumë se rivali më i afërt në Londër “Heathrow”, sipas një njoftimi nga aeroporti. / /sara/






















