SHBA – Rusia bllokon në OKB një projektrezolutë për Libinë

NJU JORK, 5 shkurt /ATSH-AFP/ – Rusia bllokoi sot në OKB një projektrezolutë britanike mbi Libinë, që mund t’i paraqitej nesër për votim Këshillit të Sigurimit, sipas diplomatëve.

Një procedurë e heshtur ishte vendosur në këtë tekst që skadonte në orën 19:00 GMT dhe në përfundim të së cilës mund të ishte dhënë një dritë jeshile për një votim brenda 24 orëve.

Pak para orës 19H00 GMT, Rusia ndërpreu procedurën duke kërkuar një sërë ndryshimesh në projekt.

Përveç Rusisë edhe Afrika e Jugut kërkoi gjithashtu disa ndryshime në tekstin britanik, sipas një diplomati./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.