Ballina Bota

SOFT NEWS – Monedhë për 2 500-vjetorin e Termopileve

ATHINË, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ – Greqia do të emetojë një monedhë me vlerë dy euro në përkujtim të 2 500-vjetorit të Betejës legjendare të Termopileve, në vitin 480 para Krishtit, ku spartanët e mbretit Leonidas luftuan heroikisht kundër ushtrisë së pamatë perse të Kserksit I.

Beteja u zhvillua gjatë tre ditëve në grykat e Termopileve.

Ana kombëtare e monedhës greke prej dy eurosh, do të ketë përkrenaren e luftëtarëve spartanë së bashku me mbishkrimin në greqisht “2 500 vjet që nga Beteja e Termopileve”./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Epidemia e koronavirusit kërcënon rritjen ekonomike
Artikulli tjetër​Kryeministri Kurti: Vizitën e parë zyrtare do ta bëj në Shqipëri