ROMË, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ – Shkëmbimet e aksioneve tregtare kineze pësojnë rënie drastike, në një kohë kur epidemia e koronavirusit ende po vazhdon dhe vdekjet kanë tejkaluar ato të virusit SARS të vitit 2003.
Kapitalizimet në Shangai dhe Shenzhen humbën 420 miliardë dollarë, përkatësisht 7,72 dhe 8,41%.
Shkëmbimet e tjera europiane të aksioneve performuan mirë.
Parisi fitoi 0,45% në 5,832 pikë, Frankfurti 0,49% në 13,045 pikë dhe Londra 0,55% në 7,326 pikë.
Çmimet i naftës kanë shënuar rënie, ku çmimi për fuçi ka arritur nën 50 dollarë./ /os/ a.jor.












