Ballina Aktualitet

Spiropali: E ardhmja e Shqipërisë është Bashkimi Europian

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi sot se e ardhmja e Shqipërisë është padyshim Bashkimi Europian.

Spiropali mori pjesë në takimin e mbajtur sot në Tiranë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Parlamentit Europian David Sassoli.

Duke e cilësuar Presidentin e PE-së, Sassoli si mikun e veçantë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Spiropali tha se “e ardhmja e Shqipërisë është padyshim Bashkimi Europian, sfidat e kaluara na afrojnë për atje, ato që do të vijnë po ashtu”.

Shqipëria, bëri të ditur ajo, e ka të qartë rrugën, drejt e nga Perëndimi.

/a.gjonaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Anti KÇK” lufton pushtetin ekonomik të krimit, Kuko: Nuk ka mbivendosje kompetencash, SPAK garanci për suksesin
Artikulli tjetër“Shqipëria shembull edhe për të tjerët”/Sassoli në Kuvend: Shtyrja e negociatave nuk ishte një “jo”, “KÇK” vështrimi i drejtë për të luftuar krimin e korrupsionin