Ballina Flash

​LDK, emrat e deputetëve të rinj që do të zënë vendet e ministrave

PRISHTINE, 3 shkurt /ATSH/ -Zgjedhja e qeverisë së re pritet të sjellë ndryshime edhe në përbërjen e Kuvendit të Kosovës, kjo pasi disa deputetë do të marrin poste në ekzekutiv.

Deputetët e LDK-së të cilët pritet të emërohen ministra janë Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa dhe Anton Quni, ndërsa Avdullah Hoti do të jetë zëvendëskryeministër. Kjo do të thotë se vendet e tyre duhet të plotësohen në Kuvend. Në radhë për t’u bërë deputetë nga kjo parti janë Fidan Rekaliu, Shkumbin Gashi, Xhavit Ukaj, Hatim Baxhaku dhe Besa Gaxherri./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Katër ushtarë turq humbin jetën nga sulmi i forcave të Asad-it
Artikulli tjetërSHBA – UNICEF: 6 500 fëmijë sirianë largohen çdo ditë nga vendi