Ballina Flash

Parashikimi i motit, 3 shkurt 2020

TIRANE, 3 shkurt/ATSH/-Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e sotme të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Në veri të vendit dhe një pjesë të qendrës, parashikohen vranësirat lokalisht të dendura.

Në zonën e veriut dhe atë të qendrës, parashikohen reshje shiu të dobëta dhe lokale ndërsa në veriperëndim shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra.

Në veri e lugina, parashikohen mjegull e mjegullinë në orët e mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 1-8m/sek, e shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri 2 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/15 Re diell
Kukës 9/12 Re diell
Lezhë 10/17 Re diell
Dibër 6/10 Re diell
Durrës 9/16 Re diell
Tiranë 11/19 Re diell
Elbasan 9/16 Re diell
Berat 5/15 Re diell
Vlorë 7/14 Re diell
Korçë 4/9 Re diell
Gjirokastër 3/13 Re diell
Sarandë 7/15 Re diell

               

       

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakE-Albania/ 77 782 dokumente me vulë elektronike gjatë një jave
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/02/2020