E-Albania/ 77 782 dokumente me vulë elektronike gjatë një jave

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ – 12268 përdorues të rinj janë regjistruar në portalin qeveritar e-Albania vetëm gjatë javës së fundit ndërkohë që shifra totale e përdoruesve të shërbimeve elektronike shkon në 242246.

Në portalin e-Albania janë gjeneruar gjatë kësaj jave 50287 certifikata, 4 500 vërtetime tatimore kanë kursyer 46 ditë kohë dhe janë kryer 11633 aplikime për shërbime konsullore nga shqiptarët jashtë vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, qytetarët kanë shkarkuar 77782 dokumente me vulë elektronike ku shërbimet më të përdorura janë “certifikata familjare” dhe “karta e shëndetit”. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.