TIRANË, 31 janar/ATSH/ Arkivat e Shqipërisë dhe Kosovës do të thellojnë më tej bashkëpunimin në të ardhmen.
Kështu u theksua gjatë një vizite të zhvilluar sot nga drejtori i Agjencisë së Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, në Tiranë.
Gjatë vizitës Zyberaj dhe kolegët e tjerë të Arkivave të Kosovës u njohën nga afër me mjediset e institucionit dhe diskutuan mbi thellimin e mëtejshëm të raporteve mes arkivave të kombit tonë.
“Në pak kohë, Arkivat e Shqipërisë e Kosovës do përafrohen më tej, me qëllim që kushdo që do të studiojë kombin tonë ta ketë mundësinë përtej kufijve që na ndajnë. E me Bedriun, Shpresën, Bekimin dhe stafin e mrekullueshëm të arkivave të dy vendeve jam i bindur se do ia dalim. Sepse ngado ta kthesh, jemi një”, – tha drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido./k.s/j.p/























