Ballina Bota

BM – Morris: Së shpejti detaje për sistemin e ri të imigracionit

LONDËR, 30 janar /ATSH-ANSA/ – Qeveria po përgatit detajet të një sistemi të ri për të menaxhuar imigracionin pas periudhës Brexit, deklaroi ambasadorja britanike në Romë, Jill Morris.

”Çfarëdo që të ndodhë do të përfundojë brenda 2020, sipas nevojave të ekonomisë sonë”, shtoi ajo duke iu përgjigjur pyetjeve nga gazetarët për modelin e migracionit australian, të cilin dëshiron ta implementojë Britania e Madhe.

Morris kujtoi se kryeministri britanik Boris Johnson ditët e kaluara nisi një program të ri të skemës së vizave për studiuesit dhe shkencëtarët./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Përgjegjësi penale për të gjithë zinxhirin e ndërtimit, sekuestrim ose shembje të çdo godine për shkelje të lejes
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – Në 2030 shumica e automjeteve do të jenë elektrike