LONDËR, 30 janar /ATSH-ANSA/- Kryeministri britanik Boris Johnson do t’i tregojë BE-së se është gati të pranojë kontrollet kufitare në epokën e pas Brexitit, në vend që të pranojë imponimin e rregulloreve dhe standardeve europiane të mallrave, siç kërkohet nga BE, shkruhet në gazetën britanike ”Daily Telegraph”.
Johnson do të bëjë të ditur këtë pozicion në një fjalim që do të mbajë javën e ardhshme, në të cilin do të sqarojë objektivat e tij për një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian.
Pritet që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Europian më 31 janar, por mbeten ende të paqarta lëvizjet e qytetarëve europianë në Britaninë e Madhe./ /os/ a.jor.












