TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Festa më e madhe e motorëve Vespa mbërriti në kryeqytet.
Për të gjithë simpatizantët e motorëve “Vespa” në sheshin “Skënderbej” u organizua sot “Vespa Parade Tirana 2018”, aktivitet që mblodhi bashkë “vespistë” nga vende të ndryshme të Europës.
“Vespa Parade Tirana 2018” nuk është vetem një festë motoristësh, por dhe një aktivitet kulturor dhe social.
Ajo është konceptuar si një aktivitet që bashkon njerëz, që promovon ruajtjen e traditës, por dhe mbështet pasionet e bukura, siç është edhe pasioni për “Vespën”.
Një ditë më parë, në kuadër të manifestimit “GIRO dei TRE MARI: ALBANIA Special Edition”, mbi 180 anëtarë të Klubit “Vespa” në Bari vizituan disa qytete shqiptare. /m.m//r.e/



























