Ballina Bota

GASTRONOMI – Propozohet formula ideale e kafesë

LONDËR, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Më pak kafe dhe më pak e imët, e përgatitur me më pak ujë. Kjo është receta ideale për të pasur ekspresin më të mirë, formulë e botuar në revistën ”Matter” nga një grup prej 10 kimistësh dhe matematikanësh nga pesë vende, të udhëhequr nga Jamie Foster nga Universiteti britanik i Portsmuthit.

Pika fillestare e studimit është se edhe nëse bëhet në të njëjtën mënyrë, kafja ekspres ndryshon.

Pasi analizuan disa ndryshime siç janë madhësia e kokrrave, presioni i ujit, rrjedha e daljes, sasia e kafesë dhe energjia e nxjerrjes, ata gjetën modelin matematikor që lejon zvogëlimin me 25% të sasisë së kafesë.

“Një ekspres i mirë mund të bëhet në shumë mënyra, por me këtë studim ne mendojmë se kafeja merr shijen ideale”, thekso Hendon, një nga autorët e studimit./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVATIKAN – Papa Françesku: Reflektim për Aushvicin
Artikulli tjetërMoti i keq në Durrës/ Tragetet në orar, priten pesë anije me mallra