Ballina Bota

ALGJERI – Erdogan në vizitë zyrtare për diskutime mbi Libinë dhe bashkëpunimin ekonomik

ANKARA, 26 janar /ATSH-AA-AFP/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbërriti sot në Algjer në kuadër të një vizite me ftesë të homologut algjerian, Abdelmadjid Tebboune.

Kjo vizitë 48-orëshe do të zhvillohet në kuadër të diskutimeve për situatën në Libi, ku kërcënohet një armëpushim i brishtë, një krizë rajonale, në të cilën Algjeria kërkon të luajë rolin e ndërmjetësuesit.

Bashkëpunimi ekonomik do të jetë gjithashtu në axhendën e vizitës së Erdogan, i cili shoqërohet nga një delegacion i rëndësishëm biznesmenësh.

Turqia është investitori i parë i huaj në Algjeri.

Presidenti turk, Erdogan u prit në aeroportin “Houari Boumediene” të Algjerisë me një ceremoni zyrtare nga presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune.

Në ceremoni ishin të pranishëm ministrja algjeriane e Kulturës, Malika Bendouda, drejtori i Protkollit, Belkacem Laribi dhe ambasadorja e Turqisë në Algjeri, Mahinur Ozdemir Goktaş.

Ndërkohë Erdogan gjatë vizitës së tij në Algjeri ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Mustafa Varank, shefi i Inteligjencës turke (MIT) Hakan Fidan, drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Netanyahu&Gantz: Plani i Trump për Lindjen e Mesme do të jetë historik
Artikulli tjetërRindërtimi/ Banorët në zonat rurale spostohen në qendërza që krijojnë komunitet, fitojnë pronë