ALGJER, 23 janar /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u takua sot në Algjeri me homologët e tij nga vendet fqinje të Libisë, ndërsa kërkon të përshpejtojë planin e paqes të ndërmjetësuar nga OKB, për të cilin u ra dakord javën e kaluar në Berlin.
Pas takimit me ministrat e Jashtëm dhe përfaqësuesit e ministrisë së Jashtme nga Tunizia, Algjeria, Nigeria, republika e Çadit, Sudani dhe Egjipti, Maas deklaroi se shpreson t’i përfshijë këto vende në përpjekjen e zgjidhjes së konfliktit libian, që ka zgjatur për rreth një dekadë.
Në një konferencë që u zhvillua të dielën në Berlin, 16 vende dhe organizata ndërkombëtare u zotuan të mbështesin një embargo të armëve e injoruar për një kohë të gjatë dhe t’i japin fund mbështetjes ushtarake për fraksionet e Libisë që janë në luftë. / /sara/






















