BRUKSEL, 1 qershor /ATSH-ANSA/ – Është gjithçka gati në Bruksel për t’iu kundërvënë tarifave të rritura amerikane ndaj aluminit dhe çelikut.
Në mënyrë proporcionale dhe në linjë me regullat e OBT-së, BE-ja do t’i përgjigjet SHBA-së mbi simbolet amerikane si xhinset, motorat “Harley Davidson” dhe deri te gjalpi i kikirikëve, por edhe uiski dhe cigaret “Marlboro”.
Europa nuk u gjet e papërgatitur nga vendimi i presidentit Donald Trump duke punuar me masa kundërvënëse që prej muajti mars, kur u përhap edhe ideja e presidentit Trump.
Brukseli ndëmori një paketë masash, me të njëjtin dimension ekonomik, për të kompensuar dëmet që do të pësonte ekonomia nga akcizat amerikane rreth 2,8 miliardë euro për momentin.
Një pjesë e akcizave hyn në fuqi më 20 qershor, ndërsa pjesa tjetër do të hyjë progresivisht deri në vitin 2021.
‘’Ky është një proteksionizëm i pastër dhe SHBA nuk na japin zgjidhje tjetër përveç masave mbrojtëse dhe ne do të mbrojmë interesat e BE-së në respekt të së drejtës tregtare’’, tha presidenti i Komisionit Europian, Juncker.
Përgjigjja e Brukselit është e ndarë në tri pjesë.
Në fillim 25% mbi prodhimet amerikane më të famshme, të cilat vijnë edhe nga shtete republikane që kanë votuar presidentin Trump, ku do ketë zgjedhje në mes të mandatit.
Së dyti marrja e masave nga sektori siderurgjik, i prekur nga tarifat doganore amerikane, ku Brukseli po monitoron importet për në BE të çelikut dhe aluminit për të frenuar fluksin tregtar që vjen në Europë pas rritjes nga ana e SHBA.
Eurofer, shoqata paneuropipane e siderurgjisë, ka denoncuar një rritje me 8,4% të importeve në katërmujorin e parë të 2018, duke ia vënë fajin deklaratave të Presidentit Trump mbi vendimet për çelikun dhe aluminin.
Linja e tretë do të jetë kërkesa formale drejtuar OBT në qershor.
Tarifat doganore amerikane janë të pajustifikuara dhe joligjore për BE, që duhet të ballafaqohen në OBT.
Dhe të 28 vendet duhet të japin miratimin ditët e ardhshme mbi listën e produkteve që janë prekur nga masat amerikane./ /os/ a.jor.













