BERLIN, 22 janar /ATSH-DPA/ – Klubet e futbollit në botë shpenzuan një rekord prej 7,35 miliardë dollarësh në vitin 2019, edhe pse tarifat u kërkuan vetëm për rreth 15% të të gjitha transfertave.
Organi qeverisës i futbollit FIFA deklaroi në raportin e tij vjetor se shifra e përgjithshme ishte 5,8% më e lartë se ajo në vitin 2018 dhe shumë më tepër se 2,66 miliardë dollarët e shpenzuar në vitin 2012.
Klubet angleze shpenzuan 1,518 miliardë dollarë, Spanja 1,286 miliardë dhe Gjermania 686,4 miliardë. / /sara/












