JERUZALEM – Macron: Mohimi i ekzistencës së Izraelit si shtet, antisemitizëm

JERUZALEM, 22 janar /ATSH-AFP/- Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se antisionizmi, kur mohon ekzistencën e Izraelit si shtet, është antisemitizëm, gjatë vizitës së tij në Jeruzalem.

“Kjo nuk do të thotë se do të jetë e pamundur të kesh mosmarrëveshje, të kritikosh këtë apo atë veprim të qeverisë së Izraelit, por mohimi i ekzistencës së tij sot është me të vërtetë një formë bashkëkohore e antisemitizmit”, shtoi Macron gjatë një konference shtypi me homologun e tij izraelit, Reuven Rivlin.

I ftuar nga Izraeli, bashkë me 40 drejtues botërorë, me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të Auschwitz-it, Macron mbërriti një ditë më shpejt, për takimet e tij diplomatike./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.