TIRANE, 2 qershor /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe zhvillim vranësirash. Sipas shërbimit meteorologjik, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive kalimtare në zonat malore në lindje të vendit. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-14 m/sek. Deti parashikohet i forcës 3 me lartësi dallge 1.8 metra.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 14/27
Vendet e Ulta 17/33
Vendet Bregdetare 18/30 /e.malaj/ /a.g/











