Ballina Bota

MALTË – Abela betohet për vazhdimësi të platformës zgjedhore

VALETA, 13 janar /ATSH-DPA/ – Robert Abela u zgjodh sot kryeministri i 14-të i Maltës, një ditë pasi u zgjodh lider i Partisë së Punës në pushtet.

Abela, djali 42 vjeçar i ish-presidentit George Abela, mori postin pasi pararardhësi i tij Joseph Muscat dha dorëheqjen si pasojë e përfshirjes së shefit të stafit të tij në vrasjen e gazetarit, Daphne Caruana Galizia.

Presidenti maltez, George Vella do të drejtojë betimin e Abelës në orën 15:00 në një ceremoni në pallatin presidencial në Valetta.

Abela është zotuar për vazhdimësi me Muscat-in, duke thënë se do i përmbahej platformës zgjedhore të Partisë së Punës që fitoi zgjedhjet në 2017, ndërsa premtoi se do të shmangë gabimet e administratës që po largohet. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSIRI – Paundi sirian bie në nivelin më të ulët që prej fillimit të luftës
Artikulli tjetërITALI – Dekada e kaluar shënoi rekord nxehtësie