Ballina Bota

SOCIALE – Argumente “të trishta” për mospromovimin e britanikeve në poste drejtuese

LONDËR, 31 maj /ATSH-AFP/ – Argumentet e grupeve të mëdha britanike për të justifikuar mungesën e grave në postet drejtuese janë të trishta dhe për të ardhur keq, thuhet në një raport të publikuar sot në Britaninë e Madhe.

“Nuk mendoj se është një post që ju përket atyre”, “shumica nuk dëshirojnë shqetësime apo presionin e një këshilli administrativ”, “problemet e trajtuara janë shumë komplekse”, kaq shumë shembuj të justifikimeve të disa drejtuesve zbulohen në këtë raport që ka kaluar në shqyrtim 350 kompanitë më të mëdha në Londër.

Disa progrese po bëhen edhe pse në 2017 vetëm 10 kompani, mes të cilave FTSE-350 nuk kishin asnjë femër në këshillin administrativ, nga 152 në 2011.

“Megjithatë shumë pak gra e pranojnë këtë dhe komentet seksiste janë të vazhdueshme”, vijon raporti i realizuar nga një komitet i pavarur me kërkesë të qeverisë.

Ky komitet ka për objektiv të shtyjë grupet të kenë të paktën një të tretën e grave në funksione të larta deri në vitin 2020.

“Është tronditëse që kompanitë mendojnë se këto justifikime janë arsye e pranueshme për të mbajtur gratë të përjashtuara nga postet me përgjegjësi”, theksoi sekretari i shtetit për kompanitë, Andrew Griffiths.

“Nuk është më inkurajuese të shikosh zyrtarët që angazhohen për të mbështetur gratë, por bëjnë pak për t;i emëruar ato në funksione të larta, ose bllokojnë progresin e tyre”, shtoi ai.

Amanda Mackenzie, drejtoreshë e përgjithshme e OJQ-së “Business in the Community”, që lufton për një botë më të përgjegjshme të kompanive, theksoi se lista e justifikimeve të bën të mendosh se ne jemi në vitin 1918 dhe jo në 2018./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Pompeo: Lavrov të marrë masa konkrete kundër ndërhyrjeve ruse
Artikulli tjetërFISHË TEKNIKE – Zinedine Zidane