Ballina Bota

GJERMANI – Thirrje tjetër për grevë te Lufthansa

FRANKFURT, 26 dhjetor /ATSH-AFP/ – Sindikata gjermane UFO, përfaqësuese e ekuipazhit të Lufthansa-s deklaroi sot se do të kërkonte një grevë tjetër në ditët e ardhshme duke ngritur spektrin e kaosit në këtë periudhë festash.

UFO theksoi se nuk do të jepte detaje për këtë veprim. Kjo thirrje është episodi i fundit një një beteje të gjatë për paga dhe kushte më të mira pune në kompaninë kryesore gjermane.

Kjo ndërprerje e punës pritej pasi UFO kishte kërcënuar të dielën, por duke theksuar gjithashtu se nuk do të kishte grevë më 24, 25 dhe 26 dhjetor.

“Ne nuk i konsiderojmë grevat si një zgjidhje”, theksoi një zëdhënës i Lufthansa-s për agjencinë e lajmeve DPA.

Ai deklaroi se kompania do të vazhdojë të besojë në procesin e arbitrazhit dhe se ishte e gatshme të ndërmerrte bisedime të reja, të propozuara nga dy ndërmjetësuesit e pavarur, në fillim të muajit janar.

Një ndërprerje masive e punës prej 48 orësh e ekuipazhit detyroi në fillim të nëntorit kompaninë ajrore gjermane të anulonte 1 500 fluturime në dy ditë duke prekur rreth 200 000 udhëtarë.

UFO kërkon kushte më të mira pune dhe paga më të larta për punonjësit e rinj./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Timmermans shkruan një “letër dashurie”… për Britaninë e Madhe!
Artikulli tjetër144 milionë lekë investime nga vendet e rajonit në Shqipëri